 Ndahet nga jeta Bjorn Andresen, “djali më i bukur në botë” që u bë simbol i një epoke
																		
					
					
					
						Ndahet nga jeta Bjorn Andresen, “djali më i bukur në botë” që u bë simbol i një epoke						 
								
			Po bën xhiron nëpër blogjet gjermane fotoja e trajnerit Shin Tae-Yong.
41-vjeçari, i njohur edhe si ‘Mourinho aziatik’, ka një ngjashmëri të
çuditshme me trajnerin e kombëtares gjermane Low. 
I njëjti qëndrim gjatë ndeshjeve, i njejti model flokësh, i njëjti vështrim, rrip pantallonash i të njëjtës firmë, e njëjta këmishë e bardhë, të njëjtat këpucë, të njëjtat pantallona të errëta…
Në botërorin dhe europianin e fundit, Joachim Low është cilësuar nga media si një prej trajnerëve me elegantë, seksi dhe joshësh. 52-vjecari, duhet të bëjë mirë llogaritë tani që ka konkurrencë aziatike.
Koreani Shin Tae-Yong, 10 vjet më i ri se Low, është trajner i Seongnam Ilhwa Chunma, që luan K-League.E përditshmja “Express” ka bërë një krahasim mes dy trajnerëve dhe ka rezultuar që vetëm ora ndryshon. Ajo e Low është më e kushtueshme.

Top Channel