Milan, test i mirë kundër Schalke 04

25/07/2012 11:00

Milani i të rinjve jep sinjale pozitive. Kuqezinjtë të rinovuar thuajse totalisht në fushë në miqësoren ndaj skuadrës gjermane Schalke 04, bënë një paraqitje të mirë dhe fituan me rezultatin minimal, 1-0.

Ishte rrjeta e holandezit Emanuelson ajo që vendosi fatin e këtij takimi. Por më shumë se sa rezultati, Allegri, Berlusconi, Galliani dhe të gjithë tifozët milanistë duhet të jenë të kënaqur nga paraqitja e të rinjve, një brezi lojtarësh të mbërritur nga Primavera e Milanit që premtojnë.

Të shtunën, kuqezinjtë luajtën kundër Juventusit dhe Interit në dy takime me 3 takime me nga 45 minuta, të vlefshme për trofeun “TIM”. Në të dyja këto takime, Milani u mund, fillimisht 1-0 nga Juvja e më pas 2-1 nga Interi, që ishte edhe fituesi i trofeut.

Ndërkohë, Abate, Montolivo, Cassano, Nocerino dhe Mexes, që të pestë lojtarë të aktivizuar me kombëtaret në kampionatin europian u grumbulluan në Milanello, ndërsa Pato pret nisjen për të marrë pjesë bashkë me Brazilin e tij në lojërat olimpike të Londrës.

Top Channel