Londer 2012 starton me futbollin

25/07/2012 20:00

Ndonëse Lojrat Olimpike do të nisin zyrtarisht në datën 26 korrik, kombëtarja britanike e femrave debutoi me sukses, duke fituar minimalisht me Zelandën e Re, në një ndeshje grupi.

Kjo ndeshje përbën “de facto” edhe fillimin e Londër 2012.

Futbollistja e Arsenalit, Stephanie Houghton, bëri diferencën nëpërmjet një goli të vetëm të shënuar me goditje dënimi, në ndeshjen e zhvilluar në “Millenium Stadium”, në Kardif.

Megjithatë, vajzat britanike nuk u shfaqën në formë e pritur prej tyre dhe patën nevojë për 64 minuta lojë, për të kaluar kundërshtaret, e konsideruara si më të dobëtat e grupit.

Prova e vërtetë për Britaninë e Madhe do të jetë kur ajo të ndeshet me Brazilin, favorite për suksesin dhe një rivale brenda të njëjtit grup.

Top Channel