Juventus kërkon Dzeko, Inter Lukasin

25/07/2012 11:15

Juventusi vazhdon të mbajë të hapura bisedimet me dy alternativat e sulmit, Jovetic dhe Van Persi, që dy dyja mjaft të vështira për t’u arritur, e për këtë, bardhezinjtë kanë një plan B; Dzeko.

Juventus kërkon ta marrë boshnjakun në formë huazimi nga Manchester City me të drejtë blerjeje në fund të sezonit, por kjo ofertë as që është marrë në konsideratë nga kampionët e Anglisë.

Alternativa tjetër e bardhezinjve mbetet Pazzini që mund të mbërrijë në Torino falë një shkëmbimi kokë për kokë me Fabio Quagliarella.

Ndërkohë, Interi vijon ‘pazarin’ në Brazil ku objektivi numër një mbetet Lukas, i kërkuar me ngulm edhe nga Ferguson. Inter ka paraqitur ofertën e tij, edhe United gjithashtu dhe në Milano flasin për një rritje artificiale të vlerës së kartonit të lojtarit nga skuadra braziliane e Sao Paolos, ndërsa në Angli flasin për një transferim të brazilianit tek “Djajtë e kuq”.

Top Channel