Apple njoftoi 8.8 miliard dollarë fitime në 3-mujorin e dytë të vitit 2012, shumë kjo më e vogël se sa parashikimet e vetë kompanisë.
Kompania më e vlefshme në botë njoftoi se shumë e përgjithshme e përfituar nga shitjet e produkteve të saj në mbarë globin, kryesisht si iPhone dhe iPad plot 35 miliard dollarë në gjashtë-mujorin e parë të këtij viti, 6.4 miliard më shumë se sa e njëjta periudhë e një viti më parë.
Rënie të shitjeve me 10 përqind pësoi produkti i ri iPod, ndërsa shitjet e kompjuterave Mac u rritën me 2 përqind, shumë pikë më poshtë parashikimeve fillestare të kryera nga Apple para hedhjes në treg të produktit.
Sa i përket shitjeve të iPhone, Apple thotë se në këtë 6-mujor shiti 26 milion syrësh, e përkthyer në përqindje 28 përqind më shumë, por sërish më e ulët se sa parashikimet. Rritjen më të madhe në krahasim me vitin e kaluar e ka patur tableti iPad i kompanisë, plot 84 përqind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
“Ne jemi të tronditur nga shitja rekord e 17 milion iPad në 6 muajt e parë të këtij viti”, tha kreu i “Mollës”, Tim Cook duke shtuar kompania do të hedhë në treg të mërkurën sistemin e ri të operimit të MacBook, “Mountain Lion” si dhe iOS6.
Top Channel