Vizitë në “qytetin e minjve”
24/07/2012 17:15
Nën qytetet e mëdha të planetit, ekziston një rrjet tjetër qytetesh, të cilët “marrin frymë” jashtë vëmendjes së banorëve që popullojnë këto metropole.
Të ngjashme me katakombet e dikurshme pariziene, këto “qytete” të errësirës dhe minjve nuk janë gjë tjetër përveç rrjeteve të ndërlikuara të tubacioneve të ujrave të zeza apo metrove.
Një fotograf 33-vjeçar, i quajtur Steve Duncan, vendosi që të trajtojë pikërisht këto tunele si çështje të reportazhit të tij fotografik.
I zhytur në thellësinë e Nju Jorkut dhe Londrës, ai ofroi pamje të rralla, të bëra të famshme në filmat hollivudianë, por që nuk shihen pothuajse nga askush në jetën reale.
Top Channel