
Të paktën 248 fetuse njerëzore u gjetën të hedhur në një pyll në Rusinë Qëndrore.
Gjetja u bë në një zonë rurale, 70 kilometra larg qytetit të Jekaterinburgut dhe besohet se bëhet fjalë për mbetje të spitaleve të zonës, të hedhura jashtë çdo standarti shëndetësor në zonë.
Në hetim janë vendosur edhe praktikat e mundshme të aborteve ilegale. Disa prej fetuseve ishin të ruajtur mirë, pasi ishin vendosur në formalinë, një substancë mjekësore që shërben për shmangien e dekompozimit.
Hedhja në zonë e mbetjeve biologjike dhe mjekësore përbën një rrezik të madh shëndetësor për banorët, ndërsa zyrtarë të spitaleve janë marrë nën hetim.
Ndonëse hetimet janë ende në fazë paraprake, duke se praktikat abuzive të spitaleve të rajonit kanë vazhduar me vite të tëra pa u zbuluar.
Top Channel