
Një tajfun i fuqishëm goditi Hong Kongun duke plagosur mbi 100 persona. Vicente – me nje shpejtesi qe i kalonte 140 km ne ore-solli me
vete reshje te shumta.
Qindra peme u rrezuan, pati bllokime te transportit publik dhe mbi 60 fluturime u anulluan. Autoritetet -fillimisht- e ngriten ne 10 nivelin e alarmit për herë të pare ne keto 13 vitet e fundit, por e ulen serish mengjesin e se martes.Sic shkruan gazeta “Observatori i Hong Kongut”-megjithese tajfuni-sipas parashikimeve- u zhvendos ne provincen Guangdong ne Kine, ererat vazhdojne te jene te furishme.
Në Kinë, Diga e “Tre grykave” në jug të vendit pritet te kaloje testin më të veshtire me mberritjen e Tajfunit Vicente. Niveli i ujit ne hidrocentralin me te madh ne bote ka arritur pikun e ketyre nente viteve te fundit. Vershimi i ujit eshte llogaritur ne 70 mije metra kub ne sekondë. Peshkimi pergjate lumit Jangtze u ndalua. Te pakten 700 barka u urdheruan te qendronin ne port.
Stuhia – me erera mbi 145 km ne ore – mberriti ne oret e para te mengjesit te se martes ne qytetin Ciksi, ne provincen jugore ne Guangdong-ut. Qendra Kombetare Meteorologjike perdori alarmin portokalli-niveli i dyte me i larte ne shkallen e kater kodeve me ngjyra.
Ne qytetin e Shenzhenit rreth 10 mije pasagjere u bllokuan ne aeroport pas anullimit te 120 fluturimeve. Visente pritet te zhvendoset ne veri-perendim te Kines me nje shpejtesi te zvogeluar ne 20 km ne ore.
Top Channel