Frankel, “Bolti i hipodromit”

24/07/2012 00:00

Të mërkurën fitoi garën e 13-të radhazi. Quhet Frankel dhe pas sukseseve të njëpasnjëshme është pagëzuar nga të gjithë të apasionuarit e garave me kuaj, si “Bolt” i hipodromit.

Frankel, një kalë britanik, që nga vitit i kaluar kur ka dalë për herë të parë në hipodrom, është përmirësuar vazhdimisht dhe tashmë është në gjendje të fitojë me lehtësinë më të madhe kundrejt rivalëve të tij të gjitha garat.

Mediat britanike e quajnë “rracë e pastër” dhe përvec titullit “Bolt i hipodromit”, kanë vendosur edhe vlerën e tij në treg, që shkon rreth 100 milion stërlina, ose 125 milion euro.

Top Channel