Victoria nuk ka dëshirë për të kënduar me grupin

23/07/2012 00:00

Fansat e Spice Girls mezi presin që të shohin performancën e grupit në ceremoninë mbyllëse të Olimpiadës së Londrës.

Megjithatë Victoria Beckham ka rënë dakord që t’i bashkohet grupit vetëm për një herë dhe se nuk do të performojë më me katër vajzat e tjera.

Një burim tha për MailOnline se Geri është shprehur me fjalët: “Pas Olimpiadës as nuk do t’i flas më me gojë Victoria-s. Mel B kishte të drejtë, ajo ka humbur dëshirën për të qenë në grup”.

Lajmet bëjnë të ditur se Victoria mban distancë me grupin, që e bëri të famshëm dhe kjo tashmë është dicka që duket qartë. Në paraqitjen e fundit për mediat, Victoria dukej që ishte veç të tjerave, sidomos kur vajzat dolën në foto. Ajo rrinte e tërhequr nga katër vajzat e tjera.

“Spice Girls kanë marrë shumë ftesa për të performuar vitet e fundit, por impenjimet profesionale dhe familjare kanë bërë që Victoria të mos jetë e pranishme. Paraqitja ne ceremoninë mbyllëse të Olimpiadës është dicka shumë e mirë, por nuk ka shumë për të spekuluar për më pas”, tha një zëdhënës i Victoria-s për MailOnline.

Top Channel