Jay-Z mburret për jetën e së bijës

23/07/2012 00:00

Blue Ivy Carter është vetëm 6-muajshe, e megjithatë gëzon një vëmendje
botërore. Sipas babait të saj, Jay-Z e vogla po jeton një jetë shumë të
pasur, ndoshta shumë më tepër se sa njerëzit mund ta imagjinojnë.

Në këngën e re, ku Jay-Z flet për jetën mondane të së bijës janë edhe fjalët: Miliona në muret e të gjithë dhomave të mia” (duke lënë të kuptohet koleksionet impresionuese të artit që ka në shtëpi).

Byonce dhe bashkëshorti i saj patën fëmijën e tyre të parë në Janar të këtij viti dhe sapo ajo erdhi në jetë, prindërit e saj, familjarët dhe miqtë kanë bërë c’është e mundur që ajo të kishte rrobat më të mira, orenditë dhe aksesorët më fantastikë.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta