Turi, Uigins një hap larg fitores

21/07/2012 20:10

Bredli Uigins ka fituar etapën e 19-të kronometër individual, 53 km të gjatë dhe tashmë është shumë pranë fitimit të edicionit të 99-të të Turit të Francës.

Britaniku e mbylli garën 1 orë, 4 minuta e 13 sekonda, 1 minutë e 16 sekonda më shpjet se vendi i dytë, i mbajtur nga Kris Fromë.

Kështu, britaniku Uigins konsolidon vendin e parë në renditjen e përgjithshme dhe ka shansin më të mirë për të qenë britaniku i parë që fiton Turin e Francës.

Në 99 edicione asnjë anglez nuk ka arritur të shpallet kampion i këtij kompeticioni prestigjioz.

Etapa e fundit e Turit të Francës është e gjatë 120 km, do të startojë në Rambuje dhe do të përfundojë në Paris.

Top Channel