Sarkozy rikthehet në gjykatë, Carla Bruni tërheq vëmendjen me paraqitjen e saj
Pas përplasjes së herëpashershme, akuzave dhe vjelljes së vrerit,
(ndoshta) është arritur paqja mes dy këngëtarëve të mëdhenj italianë
Luciano Ligabue dhe Vasco Rossi.
Prej vitesh këngëtarët akuzojnë dhe kundërakuzojnë njëri-tjetrin, për shkak se secili prej tyre pretendon se është “mbreti i rocker-eve” në Itali.
Por mesa duket tani është ngritur flamuri i paqes. Në një intervistë dhënë për Corriere della Sera, pyetjes për një pjesëmarrje të mundshme të Vasco-s në koncertin e bamirësisë të 22 shtatorit, në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti, të organizuar nga Ligabue, ky i fundit u shpreh: “Nëse ai (Vasco) do të vijë, unë do të isha i kënaqur. Për mua është i mirëpritur”.
Menjëherë erdhi edhe përgjigjja e Vasco-s, i cili në profilin e tij në Facebook shkroi: Djalë i mbarë Liga, nuk bëj plane afargjata, por ti mbaje gati një kitarë…Vasco Rossi”.
Mesazhi, ka sjellë shumë reagime, megjithatë duket se dy të mëdhenjë e skenës italiane po shkojnë drejt paqes.
Top Channel