Katie Holmes lidhet me ish të dashurin

21/07/2012 00:00

Katie Holmes ndoshta e ka harruar plotësisht marrëdhënien me
ish-bashkëshortin e saj, pasi sipas disa faqeve thashethemesh, aktorja
ka nisur lidhjen me Chris Klein, të cilin e ka patur të dashur, përpara
se të takonte Tomin.

Të dy janë parë në shtëpinë e saj në New York dhe qarkullojnë fjalë se mes tyre janë shkëmbyer edhe mesazhe shumë të nxehta.

Ndërkohë këto javë jeta e Katie Holmes, Tom Cruise dhe vajzës së tyre Suri është vënë në qendër të vëmendjes botërore.

Në fund të muajit qershor, Holmes surprizoi të gjithë përfshirë edhe bashkëshortin Tom, me lajmin e divorcit.

Shkak duket se u bë mospërputhja e mendimit për edukimin e Suri-t dhe dëshirës së Tom për ta bërë atë një ndjekëse të devotshme të Shëntologjisë.

Katie duke refuzuar në mënyrë kategorike, zgjodhi divorcin me qëllim që ta mbajë Suri-n larg kësaj rruge. Tom e ritakoi të bijën vetëm pak ditë më parë, pasi ai ndodhej për xhirimin e filmit të tij të fundit.

Ka zëra të ndryshme se divorci i tyre është një betejë e ashpër lidhur me kujdestarinë e Suri-t dhe se Tom do të bëjë c’është e mundur që ta marrë ai vajzën. Ndërkohë ka edhe zëra të tjerë që thonë se cifti ka gjetur mirëkuptim për divorcin me qëllim që të sigurojë një jetë sa më të qetë për vajzën Suri.

Top Channel