Jeta e Sir Elton John nuk do të kishte kuptim nëse nuk do të kishte djalin e tij të vogël, Zachary.
Në një intervistë të rrallë në “ITV”, 64-vjeçari tregoi se si jeta e tij është vënë në funksion vetëm të rritjes së djalit 2-vjeçar, të cilin e konsideroi si dritën e syve dhe qëllimin e vërtetë të jetës së tij.
Këngëtari homoseksual shpenzoi shuma të mëdha për t’u bërë prind, nëpërmjet farëzimit artificial të një nëne të përzgjedhur me pagesë, që e bëri atë baba.
Sir Elton është duke rritur të birin së bashku me partnerin e tij, David Furnish.
“Mendoj se një fëmijë ndryshon këdo. Është gjëja që të ndryshon më shumë në jetë, ajo që të prek më shumë se gjithçka. E vetmja gjë për të cilën jam bërë pishman, është që nuk e hodhën këtë hap më parë. Tashmë, e gjithë jeta ime është e lidhur me të. Është i mrekullueshëm, qershia mbi tortë”, deklaroi Sir Elton.
Në intervistën e tij, këngëtari zbuloi se ai dhe Furnish janë të vendosur që të “lindin” një fëmijë të dytë, në të njëjtën mënyrë si me Zachary, ndonëse këtë herë do të jetë David babai natyral. “Nuk e kemi vendosur ende se kur, por jemi të vendosur që të mos e lëmë Zachary pa një motër ose vëlla”, theksoi Sir John.
Top Channel