I zëvendësuar nga Ashton Kutcher në serialin “Two and a Half Men” pas muajve të çmendur në 2011, Charlie Sheen pranoi se nuk ka asnjë simpati për ish-bashkëshortin e Demi Moore, të cilin e shpërfilli në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve “Emmy” në 2012-n.
Ashton u mund në kategorinë e aktorit më të mirë në komedi nga Jon Cryer, edhe ai protagonist i serialit dhe Charlie, i cili është emëruar katër herë për këtë çmim, mendon se vendimi i jurisë ishte një goditje e rëndë për 33-vjeçarin.
Në një intervistë në një televizion amerikan, Sheen deklaroi: “Ashton mund të jetë një njeri i mirë dhe është i sigurt që po bën më të mirën e mundshme. Kur dëgjoja rreth tij, ndihesha keq për disa sekonda, por tashmë nuk më intereson fare”.
Sheen, 46-vjeçar, u pushua nga roli kryesor në serial në mars 2011, për shkak të muajve të çmendur, në të cilën u përfshi në një lidhje poligame, në orgjira publike seksuale dhe varësi nga droga e alkooli.
Nga ana tjetër, aktori pati vetëm lëvdata për ish-kolegun e tij në “Tëo and a Half men”, Jon Cryerin. “Një gjeni i vërtetë. E meritonte plotësisht çmimin që fitoi”, tha Sheen për të.
Top Channel