Interpretimi i rolit të Steve Jobs nga Ashton Kutcher mund të ketë ndarë opinionin e publikut në dy pjesë, por e sigurt është që në pamje, 34-vjeçari është duke marrë gjithmonë e më shumë hijen e themeluesit të “Apple” dhe babait të “iPhone”.
Ylli i “Two and a Half Men” u fotografua në sheshxhirim duke interpretuar gjeniun e teknologjive në një universitet në Los Anxhelos, ku prerja e flokëve, syzet, jeleku i zakonshëm e xhinset e vjetra dhe të lirshme pas trupit e bënë ish-bashkëshortin e Moore të kishte një pamje thuajse identike.
Gjithashtu, aktori dukej i përfshirë tërësisht në rolin e tij dhe në gjestikulacion, ndërsa u pa duke lëvizur e përplasur duart njësoj si Jobs.
Një biografi mbi jetën e babait të “Apple”, filmi do të përqendrohet në periudhën e shpikjeve më të rëndësishme, nga 1971-2000, duke prekur përciptazi vitet e fundit të jetës së Jobs.
Top Channel