Reese, shtatzënë dhe krenare

20/07/2012 00:00

Një grua shtatzënë nuk e ka asnjëherë të lehtë të gjejë rroba të rehatshme dhe seksi kur është shtatzënë.

Por aktorja Reese Witherspoon duket se ia ka arritur qëllimit të prezantohet me një pamje të këndshme, disi të shkujdesur, por shumë femërore.

Aktorja 36-vjecare, e cila është në muajin e gjashtë të shtatzanisë u shfaq në LAX, me një palë xhinse, një bluzë të ngushtë dhe një këmishë të lirshme sipër. Me një palë këpucë të sheshta dukej shumë e ëmbël.

Nëna e dy fëmijëve duket shumë e lumtur në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA