Masakra e Kolorados anulon “Batman”

20/07/2012 18:40

Pas masakrës së Kolorados, Warner Bros ka vendosur të pezullojë të gjitha premierat dhe aktivitetet e tjera që do të organizoheshin për promovimin e filmit të fundit të Batman.

Premiera e parë e anuluar është ajo e Parisit ku ndodheshin të pranishëm regjisori i filmit Christopher Nolan, protagonist Christian Bale, Morgan Freeman dhe Anne Hathaway. Bashkë me ta në Paris ndodhej edhe aktorja franceze Marion Cotillard, gjithashtu aktore në film. Cotillard në shenjë solidarizimi me ngjarjen e Kolorados vendosi që të anulojë edhe një intervistë në televizionin francez TF1.

Në komunikatën e publikuar nga Warner Bros nuk jepet një datë e saktë se kur do të shfaqe në kinema premiera e Batman.

Si pasojë e sulmit të armatosur të një të riu 24-vjeçar të identifikuar nga policia amerikane si James Holmes, në premierën e “Batman the dark knight rises”, gjetën vdekjen 12 persona dhe 50 të tjerë u plagosën, disa prej të cilëve në gjendje të rëndë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA