Katie Holmes sërish në Broadway
20/07/2012 00:00
Katie Holmes ka qenë e zënë këto kohë për shkak të cështjes së divorcit
nga bashkëshorti Tom. Megjithatë tani duket se artistja do të kthehet në
Broadway, ku do të luajë rolin e Lornës, në një komedi me pesë aktorë
që do të vihet në skenë në vjeshtë.
Kjo nuk është hera e parë që Katie hipën mbi këtë skenë. Në Broadway ajo ishte edhe në 2008 për një rol në veprën e Arthur Miller “All My Sons”.
Një ditë më parë Katie u filmua rrugëve në New York-ut, vetëm, pasi vajza e saj Suri po qëndron me të atin Tom.

Katie Holmes ne Broadway ne vitin 2008
Top Channel