Hidhet shorti i kupave të Europës

20/07/2012 00:00

Është hedhur në Nion të Zvicrës shorti për raundin e tretë të Ligës së Kampioneve, ku skuadra jonë e vetme pjesëmarrëse e Skënderbeu ka mësuar një kundërshtar të mundshëm.

Korçarët zhvilluan një ndeshje perfekte ndaj Debrecenit pak ditë më parë të cilën e fituan 1-0, ndërkohë që kanë për të luajtur javën e ardhshme edhe ndeshjen e kthimit. Në rast kualifikimi ata do të përballen me fituesin e çiftit Bate Borisov-Vardar.  Ndeshjen e parë të këtij çifti e ka fituar skuadra bjelloruse e Bates me rezultatin 3-2. Ndeshjet e para të raundit të tretë zhvillohen më 31 korrik dhe me 1 gusht.

Është hedhur gjithashtu edhe shorti për raundin e tretë eliminator për Ligën e Europës, ku e vetmja skuadër e jona e mbetur është Tirana. Bardheblutë barazuan një ditë më paraë 1-1 me Alesundin në “Qemal Stafa” dhe në rast kualifikimi në ndeshjen e kthimit do të përballen me fituesen e çiftit APOEL-Zenica.

Ndeshjen e parë e ka fituar skuadra qipriote e Apoelit me rezultatin 2-0.

Top Channel