Mijëra punonjës të stafit kufitar në Britani do të zhvillojnë grevë një ditë para fillimit të Lojrave Olimpike 2012.
Anëtarët e Unionit të Shërbimeve Publike dhe Komerciale (PCS) do të jenë në grevë për 24 orë të enjten e ardhshme, kur mijëra vizitorë pritet të mbërrijnë në Britaninë e Madhe.
Sekretarja e Brendshme, Theresa May tha se veprimi ishte i turpshëm, pasi kërcënon njerëzit që do të udhëtojnë për në Londër për Lojrat.
Ministri i Emigracionit, Damian Green tha se planet e emergjencës janë gati.
Stafi i trenave të East Midlands gjthashtu ka parashikuar grevë gjatë Olimpiadës.
Anëtarët e sindikatave thanë se do të marrin masa të tjera të veprimit nga data 27 korrik deri në 20 gusht.
Greva do të përfshijë stafin e zyrës së brendshme, përfshirë Agjencinë e Kufirit të Mbretërisë së Bashkuar, Shërbimin e Identifikimit dhe Pasaportave, si dhe Byronë e të Dhënave Penale.
Top Channel