Ai e di se si t’i bëjë të qeshin

20/07/2012 00:00

Seal u nda nga gruaja e tij Heidi Klum pas shtatë vitesh martesë dhe kjo
për fëmijët e tyre është ende shumë e vështirë për t’u kuptar.

Por Seal është një baba që di se si t’u sjellë buzëqeshjen fëmijëve të tij. Këngëtari është fotografuar ndërsa puth, përqafon dhe rrotullon në ajër Lenin, Johan dhe Henry-n në New York, ndërsa nëna e tyre Heidi ndodhet aty për një promovim.

Artisti 49-vjeçar qëndroi për minuta të tëra me fëmijët, të cilët dukeshin shumë të lumtur me babanë e tyre.

Në këtë takim ishte edhe vajza më e vogël e ciftit, 2-vjeçarja Lou, e cila nuk është fotografuar.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA