
Tirana barazoi 1-1 në “Qemal Stafa” përballë norvegjezëve të Alesundit, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e dytë të eliminatoreve të Ligës së Europës.
Bardheblutë zhvilluan një lojë të mirë në pjesën e parë, pavarësisht mungesave të shumta që vuanin. Ishte Mirel Çota ai që kaloi në avantazh Tiranën në minutën e 38-të duke hedhur në delir tifozët bardheblu të pranishëm në shkallët e stadiumit kombëtar.
Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 1-0 për Tiranën. Në të dytën ndërrohen rolet. Miqtë e Alesund këmbëngulin që në minutat e para për të gjetur golin e barazimit, ndërsa Tirana është konfuze në lojën e saj. Falë këmbëngules, norvegjezët gjejnë golin e barazimit vetëm 12 minuta nga nisja e fraksionit të dytë me anë të Stewart.
Tirana mundohet të shënojë golin e dytë, por mbetet e pafuqishme në aksionet sulmuese, ndërsa Alesund është më e qartë në fushë. Megjithatë, mundësia e artë për ta fituar takimin ishte në sekondat e fundit për Tiranën, por Çota u tregua i pavëmendshëm para portës kundërshtare.
Ndeshja e kthimit në Norvegji luhet më datë 26 korrik.
Top Channel