Capello firmos kontratën

19/07/2012 00:00

Fabio Capello firmosi më në fund kontratën me Federatën Ruse të
Futbollit. Tekniku italian që zëvendësoi Dik Advokat në këtë post, do të
paguhet me një pagë prej 6 milionë euro në sezon dhe detyra e tij është
që të kualifikojë skuadrën ruse në botërorin e vitit 2014 që do të
zhvillohet në Brazil.

Megjithatë, ministri rus i Sporteve, pavarësisht vlerësimit që ka për trajnerin italian, deklaroi se preferonte që në pankinën e kombëtares të ishte një tjetër trajner.

‘Fabio Capello i ka të gjitha cilësitë për të drejtuar përfaqësuesen ruse-tha Mutko-por unë personalisht dëshiroja që trajner të ishte Zhoze Murinjo’.  

Rusia ndodhet në Grupin F të eliminatoreve për Botërorin e vitit 2014 së bashku me Portugalinë, Irlandën e Veriut, Irzraelin, Azerbajxhanin dhe Luksemburgun. Ndeshjen e parë në këtë fazë skuadra ruse do ta luajë në 7 shtator me Irlandën e Veriut.

Top Channel