" /> ">

Olimpiada, ankesa për organizimin

18/07/2012 00:00

‘Shihni dhomën time, ku mbërrita pak orë më parë dhe është një tmerr i
vërtetë”. Kështu shkruan në Twitter Rebecca Adlington, atletja britanike
që ka marrë dy medalje të arta në Pekin, menjëherë pas mbërritjes në
fshatin olimpik të Londrës.

“Shoferi na humbi nga sytë, u deshën katër orë për të ardhur në fshatin olimpik. Shtrati im është shumë i vogël. Nuk është një nisje e mbarë kjo”, shpreh keqardhjen e saj atletja tjetër Kerron Clement, e cila ka marrë medaljen e argjentë në 400 metra me pengesa.

Ndërkohë në rrjetin social Twitter kanë shpërthyer postimet ku shprehet pakënaqësia për organizimin.

Për atletet argjentinase shtretërit janë të vegjel dhe të parehatshëm. Kujtojmë këtu që ka shumë sportistë që janë tepër të gjatë, si p.sh ata të disiplinave volejboll dhe basketboll.

Kurse delegacioni australian është cuditur me shoferin e autobusit, i cili nuk dinte të përdorte sistemin GPS.

Top Channel