Niset ekipi olimpik shqiptar

18/07/2012 00:00

Në mesditë ekipi olimpik shqiptar është nisur për në Londër, ku do të përpiqen sërish të ngrenë sa më lartë flamurin shqiptar.

Pas një grumbullimi 1 javor, ekipi olimpik është nisur nga një prej hoteleve në qendër të Tiranës, të shoqëruar përgjatë gjithë rrugës deri në aeroportin Nënë Tereza nga eskorta e policisë.

Makina e sportistes sonë Romela Begaj, me flamurin kombëtarë është e para që mbërrin e shoqëruar më pas nga 10 sportistët e tjerë që janë në peshngritje Briken Calja, Daniel Godelli, Endri Karina, Hysen Pulaku, në not Sidni Hoxha Noel Borshi, në qitje Arben Kuçana dhe në xhudo Majlinda Kelmendi, në atletikë Adriatik Hoxha dhe Klodiana Shala.

Ndërkohë Luiza Gega, atletja tjetër nuk do të marrë pjesë pas një mosnjohje të rezultatit nga Federata Botërore e Atletikës.

Ceremonia e hapjes së këtyre lojrave olimpike do të zhvillohet më 25 korrik.

Top Channel