Mbërrijnë pantallonat me ajër të kondicionuar

18/07/2012 00:00

Vera është e sikletshme për shkak të vapës dhe djersitjes? Së shpejti
mund të jetë vetëm një kujtim i vjetër. Të paktën në Japoni, ku Hiroshi
Ichigayam, ish-teknik i Sony dhe tanimë shef i shoqërisë Kuchofuku, ka
projektuar një palë pantallona dhe xhaketë me ajër të kondicionuar.

Fal dy helikave dhe një sistemi ajrosjeje të brendshëm, përdoruesit do të ndiejnë freskët. Ka vetëm një problem: zhurma e helikës do t’ju ndjekë pas ngado. Shkencëtarët nuk kanë arritur ende të vendosin një silenciator.

Sistemi ftohës Kuchofuku përbëhet nga helika që ushqehen nga bateria dhe lejon qarkullimin e ajrit të ftohtë drejt ekstremiteteve. Bateria është e modelit AA dhe arrin ët sigurojë disa orë freski. Ventilatorët ndodhet në xhepat e pantallonave që përbëhen nga një material i përzier pambuk-poliestër dhe janë në ngjyrë kaki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA