
" /> ">
Manchester United humbi titullin kampion në Angli, por fitoi atë të
klubit me vlerën më të madhe monetare. Sipas revistës amerikane
“Forbes”, “Djajtë e Kuq”, vlerësohen me 2.23 miliardë dollarë.
Gjithnjë sipas ‘Forbes’ një pjesë e mirë e të ardhurave që përfiton Manchester United janë nga kompania sponsorizuese AON, e cila derdh cdo vit në arkat e klubit anglez 31 milionë dollarë, ndërkohë që kontrata skadon në vitin 2014.
Të ardhura të tjera, Mancester United i përfiton nga kontrata e sponsorizimit me DHL të nënshkruar së fundmi për 62 milionë dollarë, ndërkohë që edhe kompania e veshjeve sportive Nike jep kontributin e saj me 39 milionë dollarë.
Në vendin e dytë, si skuadra me më shumë të ardhura është Reali i Madridit me 1.88 miliardë dollarë, ndërsa në të tretin është skuadra e bejzbollit, Neë York Yankees me 1.85 miliardë dollarë. Në dhjetëshen e klubeve sportive me vlerën më të madhe financiare përfshihen edhe Barcelona e Arsenali. Klubi katalanas ka fituar 18 pozicione dhe gjendet në vendin 8 me 1.31 miliardë dollarë, ndërsa Arsenali është në vendin e 10 me 1.29 miliardë dollarë.
Top Channel