
Qindra persona, vendas e turistë u mblodhën në plazhin Daechon në Korenë e Jugut për të marrë pjesë në festivalin e përvitshëm të “banjos së baltës”.
Festivali, një traditë shumë-vjeçare koreane, cdo vit e më shumë tërheq turistë nga vende të ndryshme të botës, që për pak ditë “heqin dorë” nga pastërtia e zhyten në llucën e Daechon.
E nisur fillimisht si një ritual i vjetër pagan, tashmë ky festival shihet nga autoritetet vendase si një mundësi e mirë për promovimin e turizmit vendas, duke qenë se Koreja e Jugut, ashtu si pjesa më e madhe e vendeve të rajonit, është një vend thuajse i privuar nga natyra për plazhet me rërë apo ujë të pastër.
Megjithëse vendi ende nuk ka marrë veten plotësisht nga kriza financiare globale, dhe thuajse të gjitha vendet e tjera nga ku vitet e kaluara mbërrinin turistët, kryesisht europiane dhe Shtetet e Bashkuara vuajnë ende krizën, zyrtarët lokalë presin rritje të pjesëmarrësve në festivalin disa-ditor të këtij viti.
Top Channel