Fotografitë prekëse të një delfini të rritur duke tërhequr me hundë te voglin e tij të ngordhur drejt detit fituan një vëmendje të gjerë në shtypin boteror, duke hapur edhe një herë një debat mbi sjelljet dhe aftësitë e këtij gjitari.
Imazhet u kapën nga turistët në krahinën kineze të Guangxi Zhuangut, një zonë e njohur për praninë e shumë delfinëve dhe për xhirot turistike me qëllim vëzhgimin e këtyre kafshëve nga pranë.
Ndonëse ritualet e kafshëve detare njihen pak, tërheqja e delfinit te vogel të ngordhur tregoi qartësisht edhe nje here me shume se delfinët janë kafshë me ndienja, ndërsa veprimi i nënës u interpretua si një tentativë për të varrosur të voglin në det të hapur, pa e lënë që të dalë në breg, ku mund të përdhosej apo në rastin më të keq, edhe të përfundonte në tryezën e ndonjë restoranti.
Imazhet filmike treguan se delfini i rritur, duke mbajtur të mbërthyer me dhëmbë te voglin e vet, dilte vazhdimisht në sipërfaqe, një ritual që e ndihmonte që të merrte frymë.
Delfini i i vogel i vrarë kishte në trup plagë të qarta, që duket se ishin shkaktuar nga helikat e motorit të anijeve, ironikisht mbase të ndonjë prej atyre turistike që lëvizin në zonë.
Ekspertët e kafshëve kanë vërtetuar më parë së delfinët janë veçanërisht të lidhur me foshnjat e tyre, deri në arritjen e moshës madhore.
Në rastin kur delfini ngordh në lindje apo në moshë të vogël, delfinët tregojnë shenja të qarta trishtimi, ndërsa mund të refuzojnë që të ushqehen me ditë me radhë.
Vuajtjen për një familjar të humbur në botën e kafshëve e ndiejnë edhe balenat, elefantët, shimpanzeja apo gorrillat.
Top Channel