
Chelsea kërkon të bëjë një tjetër tentativë për Edison Cavani-n. Klubi
londinez është gati të paguajë 35 milionë Paund për sulmuesin uruguajan
të Napolit, i cili konsiderohet si zëvendësuesi ideal i Didier Drogba.
Nuk është hera e parë që Chelsea tenton të nisë bisedimet me drejtuesit e Napolit për Cavani-n që në 2 sezonet e fundit shënoi 66 gola. Por pretendimet e De Laurentis ishin të mëdha pasi ai kërkonte 50 milionë paund për shërbimin e sulmuesit.
Megjithate, me kalimin e kohës, gjërat duket se kane ndryshuar dhe drejtuesit e Napolit janë gati të nisin bisedimet me Chelsea-n për një cmim më të arsyeshëm.Por kampionët e Evropës nuk ndalen këtu. Sipas medias britanike, klubi londinez ka arritur një marrëveshje me klubin brazilian të Internacional për blerjen e Oscar, për një vlerë prej 25 milionë paund.
Top Channel