
Përvec zhvillimit teknologjik të automjeteve të prodhuara duke i bërë ato gjithnjë e më shumë të rehatëshme, Audi po mendon edhe për mënyrën e ekspozimit të së ardhmes.
Kompania gjermane e prodhimit të automjeteve hapi në Londër sallon e shitjes së makinave…pa makina brenda. Salloni i ri, ndryshe nga ata tradicionalë, nuk ka makina brenda, por vetëm një ekran të madh dhe frymëzuar nga tabletët e Apple, gjithcka është me projector ku klientët “zgjedhin” automjetin e tyre pasi t’i kenë parë e provuar nëpërmjet projektimit.
Për Audi-n këto do të jenë autosallonet e së ardhmes të ekspozimit të automjeteve; me pak makina brenda dhe shumë mundësi mundësi zgjedhjeje nëpërmjet teknologjisë së tabletëve.
Projektimi i automjeteve është në sallonin e Londrës bëhet në përmasat reale të mjetit.
Top Channel