Turi, Fedrigo fiton etapën e 15-të

16/07/2012 19:10

Pierrick Fedrigo u shpall fituesi i etapës së 15-të të Turit të Francës, duke mundur në sprintin final amerikanin Vandervelde, por pa cënuar fanelën e verdhë të kryesuesit, që mbetet ende e britanikut Wiggins.

Për francezin, kjo është etapa e katërt e fituar në Tur gjatë karrierës dhe e dyta gjatë këtij edicioni të transmetuar plotësisht nga “Top-Channel”.

Suksesi i vendasit në etapën 160 kilometra të gjatë nga Samatan në Po favorizoi gjithashtu çiklistin Peter Sagan, që ndonëse jo në formë të mire gjate dites, vazhdon të ruajë fanelën jeshile të sprintierit më të mirë.

Pas një pushimi, ditën e nesërme, Turi do të rikthehet me etapën e 16-të, në Pirenej, duke hapur kështu serinë e etapave malore, që do të jenë përcaktuese për renditjen përfundimtare dhe për fanelën me pika të maloristit më të mirë.

Renditja e etapës së 15-të
1. Fedrigo    
2. Vandevelde   +3”
3. Voeckler      +12”
4. Sorensen     +21”
5. Devenyns    +21”

Renditja e përgjithshme
1. Wiggins    
2. Froome       +2’05”
3. Nibali          +2’23”
4. Evans          +3’19”
5. Den Broeck  +4’48”

Top Channel