Një shkollë katolike në Britaninë e Madhe fitoi faqet e para të gazetave ditën e hënë, për faktin e thjeshtë se pothuajse të gjithë nxënësit e saj janë aktualisht muslimanë.
E ndërtuar në vitin 1930 për të shkolluar emigrantët irlandezë, shkolla e ndodhur në Birmingam ka parë se si lagja e populluar dikur nga emigrantë katolikë, tashmë është mbipopulluar me pakistanezë dhe të ardhur nga vendet e tjera arabe.
Si rrjedhojë, pavarësisht se në korridoret e saj janë të varur rresht disa kryqe dhe kudo mbizotërojnë simbolet e krishtera, mbi 90% e nxënësve janë të familjeve muslimane, shumica pakistaneze.
”Në zhdukje”, nxënësit e krishterë në shkollën katolike janë në total vetëm 40, nga 400 fëmijë që shkollohen në filloren “Rosary Catholic”.
”Shkolla jonë është ndikuar nga transformimi i lagjes përreth dhe për vetë kishën, ky është një realitet i ri. Shumica e fëmijëve janë muslimanë të prindërve që kanë pranuar që ata të shkollohen në këtë instuticion. Mësimet mbi Jezusin dhe krishtërimin mund të merren lirisht, por ato janë opsionale dhe nuk i imponohen askujt”, deklaroi Bernard Kelly, prifti që udhëheq shkollën dhe kishën e bashkangjitur me të.
Top Channel