
Kristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të kufizojë veten vetëm tek futbolli.
Ylli i Realit të Madridit ka hyrë në botën e biznesit duke u bërë pronar
i një diskoteke në qytetin turistik portugez, Algarve.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja ‘Korreio de Manja’, sipas së cilit shumë shpejt do të bëhet përurimi i kësaj diskoteke që do të ketë emrin ‘Seven’ në hyrje të saj.
Mësohet se Kristiano Ronaldo ka shpenzuar rreth 500 mijë Euro për të ndërtuar këtë diskotekë, që do të jetë një mundësi më shumë argëtimi për pushuuesit që zgjedhin plazhin e Algarves, për të kaluar pushimet në këto ditë të nxehta vere.
Të ftuarit e parë në përurimin e diskotekës ‘Seven’ do të jenë pikërisht fuitbollistët e Realit të Madridit dhe Ronaldo ka menduar për një avion privat, për të mundësuar udhëtimin e tyre. Por pa dyshim vëmendja më e madhe në këtë natë të veçantë do të jetë për modelen bukuroshe Irina Shaik të fejuarën e Ronaldos, që pritet të tërheqë vëmendjen e të gjithë botës.
Top Channel