Më 6 gusht NASA “zbret” në Mars

16/07/2012 21:55

NASA mund të mos marrë dot gjatë gjithë kohës përditësime nga roboti i saj që pritet të ulet në terrenin marsian më 6 gusht.

Misioni i robotit “Curiosity” është që të eksplorojë në thellësi sipërfaqen dhe përbërjen e Marsit e më pas t’i dërgojë të dhënat drejt satelitit “Odyssey” në hapësirë. Më pas ky i fundit do t’i nisë këto të dhëna drejt bazave të NASA-s në tokë.

Por “ndërmjetësuesi” nuk është në orbitën perfekte për të marrë sic duhet të dhënat nga “Curiosity”. Inxhinierë dhe studiues të hapësirës thonë se “Odyssey”-s i duhet akoma më shumë kohë për të përfituar orbitën optimale nga ku të presë sinjalet e “Curiosity” nga Marsi.

NASA aktualisht është në kontakt me robotin e saj, por shkencëtarët parashikojnë që sinjali të shkëputet pikërisht në momentin kur kapsula hapësinore do të zbresë robotin “Curiosity” në terrenin marsian, pra më 6 gusht.

NASA siguron që shkëputja e sinjalit nuk do të ndikojë në uljen e “Curiosity” pasi i gjithë procesi i uljes, që nga hyrja nën forcën gravitacionale të Marsit e deri tek prekja e sipërfaqes së tij është tërësisht automatike dhe “epavarur”.

Shkencëtarët e NASA-s deklarojnë se pjesa më e rrezikshme e gjithë misionit është pjesa e zbritjes në Mars, më tej thonë ata, “Curiosity” do të mund të sjellë me sukses imazhe dhe të dhëna të reja nga planeti i kuq. Megjithatë ata nuk përjashtojnë shkëputjen e sinjalit për muaj me radhë me robotin për shkak të lëvizjes në orbitë të satelitit “Odyssey”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA