
Një çift qitësisht do të marrin pjesë në lojërat olimpike Londër 2012, Russell Mark, 48 vjeç dhe bashkëshortja e tij, bukuroshja Lauryn Ogilvie, 16 vjet më e vogël se ai, garojnë për Australinë dhe Australia ka varur shpresat tek kampionët e saj të qitjes për të
siguruar medalje në kategoritë përkatëse në këtë sport të dominuar vitet
e fundit nga qitësit kinezë.
Por një e papritur e pakëndëshme ka shqetësuar çiftin. Të grumbulluar në fshatin olimpik, atyre nuk do t’u lejohet që të flenë bashkë në një dhomë. Kjo, thonë mediat australiane, mund të ndikojë në rezultatin e tyre në olimpiadë ndaj duhet të korrigjohet.
Vetë çifti është shprehur i zemëruar me organizatorët, madje janë ankuar disa herë duke thënë se ishte e padrejtë t’u mohohej fjetja në të njëjtën dhomë, kur ka çifte homoseksualësh që u lejohet një gjë e tillë.
“Është një trajtim i pabarabartë në kohën kur ka atletë homoseksualë që u lejohet të flenë në të njejtën dhomë, ndërsa neve jo”, deklarojnë ata.
Në fakt ndarja mund të shihet edhe si një formë “hakmarrje” nga ana e federatës australiane për deklaratat e pak ditëve më parë të Russell. Duke folur për mediat në lidhje me veshjen e tij gjatë ceremonisë së hapjes së lojërave, Russell tha se do të vishej me “manikini” (veshja mashkullore e bikinit), e njëjta veshje e përdorur nga Sasha Cohen në filmin Borat.
Në një deklaratë të dytë, Russell kritikoi komitetin olimpik australian mbi një vendim të tij për të ndaluar marrjen dhe përdorimin e qetësuesve të ndryshëm, sidomos atyre gjumësjellës nga sportistës australianë. Russell u shfaq i nxehur para mediave dhe tha se ky vendim ishte absurd.
“S’arrij ta kuptoj dot dhe sigurisht që do të ndikojë tek performanca jonë. Kam nevojë për qetësues që të plotësoj 8 orë gjumë në mënyrë që të jem në formën time më të mirë”, tha ai.
Top Channel