Lëvizjet e Liverpulit në merkato

16/07/2012 00:00

Liverpul kërkon të sjellë në Anfild Road, Teo Uollkot. Sipas medias
britanike, drejtuesit e ‘The Reds’ po mendojnë të shesin sulmuesin Endi
Kerroll me synim sigurimin e të ardhurave të mjaftueshme për të tentuar
blerjen e sulmuesit të Arsenalit dhe përfaqësueses Angleze.

Gjithnjë sipas medias britanike, Liverpuli është gati të ofrojë 15 milionë Paund për Teo Uollkot. Futbollisti 23 vjecar ka një kontratë më Topcinjtë e Londrës deri në qershor të 2013 dhe ende nuk e ka rinovuar atë. Aktualisht Uollkot ka një pagë prej 65 mijë Paund në javë dhe u ka kërkuar drejtuesve të Arsenalit t’ia rrisin atë në 100 mijë Paund në javë, kërkesë kjo që deri tani nuk i është realizuar.

Nga kjo siotuatë kërkon të përfitojë Liverpuli për të tentuar të sjëllë atë në Anfild Road. Megjithatë The Reds nuk janë të vetmit që e dëshirojnë shërbimin e Uollkot. Në garë është përfshirë edhe Celsi, që po bën gati një ofertë për të, ndërkohë që edhe Paris Sën Zhermen ka shprehur interes ndaj talentit anglez.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta