Katie refuzon kërkesat e Suri-t
16/07/2012 00:00
Eshtë shumë e vështirë për çdo prind që të gjejë një balancë mes sigurimit të lumturisë së fëmijëve dhe përkedheljes së tyre.
Katie Holmes u detyrua të tregohej e ashpër kësaj here me vajzën e saj Suri. Aktorja 33-vjeçare nuk u dorëzua kur vajza e saj shpërtheu në lot sepse donte medoemos një qenush të vogël, që ta kishte të sajin.
Sapo e pa këlyshin e vogël, Suri kërkoi menjëherë ta kishte të sajin, dëshirë që hasi në refuzimin e Holmes. Në këtë situatë Suri shpërthey në lot, por Katie nuk u tërhoq nga vendimi i saj.
Top Channel