Federer dhe rekordi i tij

16/07/2012 00:00

Roxher Federer me fitoren e turneut të Uimbëlldon, jo vetëm që arrin në
kuotën e 17 titujve Grand Slem, por rimerr edhe vendin e parë në
renditjen e përgjithshme të ATP duke vendosur një rekord të ri.

Tenisti zviceran e mban këtë vend për 287 javë në total duke kaluar një legjendë të këtij sporti sic është amerikani Pit Sampras që qëndroi në krye të renditjes ATP për 286 javë, ndërkohë që  me pas gjenden Ivan Lendl me 270 javë e Xhimi Konors me 268.

‘Jam shumë i kënaqur që theva rekordin e Sampras-deklaroi Federer-ai ka qenë idhulli im kur isha fëmijë. E synoja rikthimin si numri 1 i botës, por nuk e prisja që të ndodhte kaq shpejt”.

Por Federer mban rekordin edhe për numrin e javëve radhazi në krye të renditjes botërore me 237 javë që e realizoi nga 2 shkurti i 2004 deri në 18 gusht të vitit 2008 kur ia la vendin Nadal. Në 6 korrik të vitit 2009, Federer ia rimori vendin e parë spanjollit dhe këtë radhë qëndroi si numri 1 për 48 javë.

Tani Federer, ka si objektiv fitoren e medaljes së artë në Lojërat Olimpike të Londrës dhe më pas të thyejë edhe rekordin e Agasit, të bëhet tenisti më i vjetër ne moshe në krye të renditjes së ATP. Tenisti amerikan e vendosi këtë rekord në vitin 2003 kur ishte në vendin e parë në moshën 33 vjecare.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta