Alonso, ëndrra e Milan

16/07/2012 00:00

Me shitjen e Tiagio Silvës dhe Ibrahimovic, Milani do të kërkojë të bëjë blerje të rëndësishme në merkaton e transferimeve.

Prej javësh në dëshirat e kuqezinjve është shfaqur emri i Cabi Alonsos nga Reali i Madridit, ndërkohë që vazhdon puna për Lasana Diarra. Zv/presidentit të milanit, Adriano Galiani, i lindi ideja për të tentuar blerjen e mesfushorit të përfaqësueses spanjolle nga fakti se Reali i Madridit është shumë pranë marrëveshjes me Totenhamin për Luka Modric dhe ardhja e kroatit mund të ngushtojë hapësirat për Alonson.

Gjithsesi, detyra e galianit për të bindur drejtuesit e Realit të madridit për të lejuar transferimin e 31 vjecarit në Milanelo nuk do të jetë e lehtë dhe pengesa kryesore në tratativa është vlera e kartonit të futbollistit e cila sipas klubit spanjoll është 40 milionë Euro.

Më të lehta duken tratativat për Lasana Diarra. Ky i fundit ka një kontratë me kampionët e Spanjës deri në vitin 2013 dhe nuk ka ndërmend ta rinovojë atë. Kjo do të thotë që mundësitë e Milanit për të arritur një marrëveshje për futbollistin janë të mëdha. Paga aktuale e Diarra është 4.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që te milani kufiri maksimal është 4 milionë Euro në sezon.

Kuqezinjtë mendojnë të përforcojnë edhe repartin e mbrojtjes dhe emri më i përfolur së fundmi është ai i Rolandos nga Porto. Bisedimet mes drejtuesve të 2 klubeve kanë nisur dhe Milani e ka bërë gati ofertën e tij 8 milionë Euro së bashku me kartonin e Didak Vila’
 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta