Turi i Francës, etapa 14, fiton Sanchez

15/07/2012 18:20

Bradley Uiggins ka mbajtur fanellën e verdhë të Turit të Francës si kryesuesi i tij, pas etapës së 14-të, e cila është fituar nga Luis Leon Sanchez.

Kampioni në fuqi, Cadel Evans pësoi një defekt në fundin e garës dhe ka humbur kohë pasi është dashur të presë zëvendësimin e biçikletës.

George Hincapie, shoku i ekipit të Evans tha se: “Kishte diçka në rrugë. Nuk kisha parë kurrë një gjë të tillë më parë”.

Edhe Uiggins pati një problem me biçikletën, por ekipi i Sky e ka zëvendësuar atë në kohë ndërsa ai ende kryeson me më tepër se dy minuta.

32-vjeçari Uiggins është duke synuar të bëhet anglezi i parë që fiton turin e famshëm, i cili përfundon në Paris më 22 korrik.

Top Channel