Lorenzo triumfon në Itali

15/07/2012 00:00

Jorge Lorenzo me Yamaha fitoi cmimin e madh të Italisë dhe duke thelluar diferencën me vendin e dytë në krye të klasifikimit të përgjithshëm të MotoGP-së.

Piloti spanjoll la pas bashkëkombasin e tij, Dani Pedrosa dhe pse ky i fundit e nisi garën nga vendi i parë pasi në provat e së shtunës sigloi kohën më të shpejtë dhe pole position.

Andrea Dovicioso mbrojti nderin e italianëve në pistën e tyre duke u ngjitur në pod në vendin e tretë. Ndërkohë, një rezultat të kënaqshëm arriti edhe Valentino Rossi që u rendit i pesti, megjithëse humbi mjaft vende pas një nisje të keqe.

Ndërkohë, Stoner që ishte duke zhvilluar një garë të mirë, 14 xhiro nga fundi gabon dhe del jashtë piste. Rikthimi ishte në garë më pas mbeti thjesht për statistikë.

Pas kësaj gare, Lorenzo thellon kryesimin në klasifikimin për pilotë duke u ngjitur në kuotën e 185 pikëve.

Top Channel