Sheikët pushtojnë futbollin evropian

14/07/2012 00:00

Klubet evropiane të futbollit tashmë janë nën varesine e sheikëve arabë.
Paris Sën Zhermen dhe Mancester Siti janë shembulli më i mirë për këtë.

Klubi francez dhe ai anglez kanë bërë shpenzime marramendëse në merkaton e transferimeve dhe e gjithë kjo në një moment kur kontinenti i vjetër është mbërthyer nga kriza financiare.

Deri tani kompania Qatari ‘Sports Investment’ ka shpenzuar 200 milionë euro për blerjen e futbollistëve. Gjithcka filloi verën e kaluar, kur padroni i Paris Sën Zhermen, Al Tani siguroi shërbimin e Havier Pastores për 43 milionë Euro, ndërkohë që në janar mbërritën edhe Tiago Mota, Zheremi Menez apo Maksuell. Kjo vijoi edhe në verën e këtij viti kur 30 milionë Euro i shkuan Napolit për Ezekjel Lavezin dhe 62 milionë Euro u derdhën në arkat e Milanit për Ibrahimovic e Tiago Silvën.

Por ai që krijoi këtë tendencë ishte Mancester Siti. në vitin 2008 sheiku Mansur bleu klubin anglez dhe gjatë këtyre 4 viteve janë shpenzuar 1.1 miliardë Euro për blerjen e futbollistëve, pagat e tyre dhe shërbime të tjera. Gjithcka filloi me Robinjon, për të cilin Mancester Siti i pagoi Realit të Madridit 43 milionë euro. Më pas te Sitizens mbërritën Kun Aguero, David Silva, Adebajor, Nasri dhe Mario Baloteli për pagat e të cilëve Sheiku Mansur shpenzoi 360 milionë Euro.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta