
Xhon Terri u shpall i pafajshëm nga gjykata në lidhje me akuzat për
fyerje raciste, por nuk shpëton nga telashet. Federata Angleze e
Futbollit nuk ka ndërmend ta lërë kapitenin e Celsit pa ndëshkuar së
bashku me Anton Ferdinand, objekt i fyerjeve të Territ.
Një zyrtar i institucionit më të lartë të futbollit anglez ka deklaruar se të dy futbollistët do të hetohen për sjelljet e tyre të pahijshme në fushën e lojës të shfaqur gjatë ndeshjes mes Celsit dhe Kuin Park Rejnxhërs.
‘Edhe pse procesi gjyqësor ndaj Territ përfundoi, ne do të vazhdojmë të studiojmë këtë rast dhe në hetime do të përfshihen edhe provat e paraqitura në gjyq nuk mendojmë se do të gjejmë prova për të fajësuar Terrin duke parë edhe vendimin e gjykatës, por në drejtim të tij do të ketë akuza për sjellje fyese në fushën e lojës”, tha zyrtari i federates.
Top Channel