John Terry lirohet nga akuzat për racizëm

14/07/2012 04:15

Ish-kapiteni i Anglisë, Xhon Terri është liruar nga akzuat për fyerje raciste ndaj kolegut, futbollistit Anton Ferdinand.

Mbrojtësi i Chelsea-s dhe Anglisë ka mohuar të ketë bërë komente për lojtarin e Queens Park Rangers gjatë një ndeshjeje në stadiumin “Loftus Road” tetorin e kaluar.

31-vjeçari i tha Gjykatës së Uestminster se ai thjesht kishte përsëritur atë që mendonte se Ferdinand i kishte thënë pasi shkëmbyen fyerje.

Federata angleze ka thënë se një hetim mbi këtë incident do të rifillojë javën e ardhshme.

Terry kishte përshkruar veten si të zemëruar dhe të mërzitur mbi akuzat.

Akuzat ndaj tij kishin të bënin se Terry kishte fyer Ferdinand në një ndeshje të Premier Ligës, duke e përshkruar atë si  të “zi” duke përdorur një fjalor ekstrem seksual.

Top Channel