Gjendet i vdekur djali i Sylvester Stallone

14/07/2012 00:00

Djali i Sylvester Stallone, Sage, i cili ka luajtur edhe në filmin
“Rocky V” është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Los Angeles.

36-vjeçari mendohet të ketë marrë një mbidozë ilaçesh dhe zyrtarët po hetojnë nëse ishte një ngjarje aksidentale apo bëhet fjalë për vetëvrasje.

Policia e gjeti të riun Stallone të pajetë në shtëpi. Miqtë dhe të afërmit ishin shqetësuar pasi prej disa orësh nuk kishin patur asnjë kontakt me Sage.

‘Sylvester Stallone është thellësisht i trishtuar për humbjen e djalit të tij”, tha zëdhënësja e aktorit, Michelle Bega.

“Sylvester  tani është shumë pranë nënës së Sage, Sasha-s. Sage ishte një djalë i ri tepër i talentuar. Humbja e tij do të jetë e pazëvendësueshme”, thuhet më tej në deklaratë.

Sage Moonblood Stallone ishte djali i madh i Sylvester Stallone dhe luajti bashkë me babanë e tij në dy filma, ‘Rocky V’ dhe “Daylight”. Ai ishte djali i madh i dy fëmijëve që Stallone pati me gruan e parë Sasha Czack.

Stallone u nda nga nëna e Sage, Czack në vitin 1985 pas 11 vitesh bashkë. Ata kanë edhe një djalë tjetër  Seargeoh, 32 vjec, i cili është autik.

Më pas Stallone u lidh me aktoren dhe modelen Brigitte Nielsen, po në vitin 1985, në Beverly Hills, por u ndanë dy vite më vonë në një divorc të shumëpërfolur.

Në vitin 1997 aktori u martua me Jennifer Flavin, dhe pas një marrëdhënieje të tensionuar ata patën tre vajza Sophia Rose, 15, Sistine Rose, 14, dhe Scarlet Rose, 10.

Sage, i cili u rrit nga nëna e tij, pas ndarjes së prindërve, kishte krijuar një distancë me të atin. Kur luajti me të atin në filmin “Rocky V”, në skenar kishte edhe një pjesë që kishte lidhje me jetën e tij personale.

“Kur i bërtita në film me fjalët: “Ti kurrë nuk kalove kohë me mua! Ti kurrë nuk kalove kohë me nënën time!”, kjo ishte ajo që unë vërtetë mendoja për të”, pai deklaruar Sage për revistën “People” në vitin 1996.

Top Channel