
Ndërsa pritet zyrtarizimi i transferimit të Zlatan Ibrahimovic tek Paris
Sën Zhermen, Milani ka filluar të mendojë për të gjetur zëvendësuesin e
tij. Drejtuesit e klubit kuqezi kërkojnë një sulmues të një niveli të
lartë sa më shpejt që të jetë e mundur, por për momentin ende nuk është
përcaktuar profili i futbollistit që pretendohet.
Zevendespresidenti i Milanit, Adriano Galiani është takuar me trajnerin Masimiliano Alegrin për të përcaktuar emrin e futbollistit që do të kërkojnë të sjellin në skuadër, por dilemat vazhdojnë të jenë të mëdha. Tekniku italian ka preferuar Edin Xhekon pasi përshtatet me taktikat e tij. Galiani e pëlqen boshnjakun, por preferenca e tij është për Karlos Tevez, edhe pse ky i fundit ka deklaruar qëndrimin te Mancester Siti.
Por sulmuesit e Mancester Sitit nuk janë të vetmit që janë vënë në shënjestrën e drejtuesve të Milanit. Së fundmi në listën e shpenzimeve të Milanit përfshihet edhe Leandro Damiao i Internasionalit. Milani ka interes të madh edhe për Matia Destron, për të cilin është vënë në ndjekje edhe Roma.
Top Channel