Berisha: Historia e falsifikuar

14/07/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha deklaroi të shtunën se historia e Shqipërisë është e falsifikuar. Ai tha se është detyrë që ajo të rishkruhet për t’i dhënë vendin e duhur gjithçkaje.

“Asgjë nuk mund të më pengojë, qoftë si kryeministër, si intelektual apo qytetar, për të mos mbrojtur ato të vërteta që besoj. Ne erdhëm si një komb me histori të falsifikuar dhe ne kemi përgjegjësinë para vetes, por mbi të gjitha para fëmijëve, të mësojmë të vërtetat. Ata të cilët duan të shohin historinë me gjyslyket e hoxhizmit harrojnë se ato janë gjyslyket e falsifikimit.

Ky 100-vjetor nuk është e thënë të jetë një panair lavdie, porduhet të jetë një 100-vjetor analize. Ideja se Berisha po nxjerr figura nga veriu dhe Kosova është ide kryekëput antikombetare.

Nëse dikush mendon se veriu dhe Kosova duhet të përjashtohen nga historia kombëtare, nuk ka qëllim më antikombëtar se ky. Ky pretendim se kryeministri po na përzihet në histori ka në fund të fundit avokatinë për të mbrotjur dogmën hoxhiste të mashtrimit të historisë.

Tani del një debat për numrin e dëshmorëve. Nuk e di sa është, por e sigurt është që shqiptarët kanë luftuar. Kanë luftuar me vendosmërinë më të madhe në Luftën e Dytë Botërore.

Por një mënyrë për të poshtëruar të vdekurit është të shpallësh martirë ata që nuk janë. Të shpallësh një numër fiktiv. Unë mendoj se historia duhet rishkruar. Unë mendoj se të vërtetat duhet të dalin edhe kur janë të hidhura”, deklaroi Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB